24 Haziran 2016 Cuma

Hyrje

Hyrje

Teoria e evolucionit u hodh në dritë nga naytralisti Çarl Darvini në mes të shekullit të 19-të, kur niveli i shkencës dhe teknologisë s’ishte veçse primitiv, krahasuar me të sotmen. Shkencëtarët e shekullit të 19-të punuan në laboratore relativisht të thjeshtë. Me pajisjet më të pasofistikuara që ata kishin në dispozicion, shkencëtarët nuk mund të shihnin as bakteriet. Madje, ata ishin nën ndikimin e mjaft besimeve të rreme të mbetura nga Mesjeta.
Një nga këto ide të gabuara ishte se organizmat e gjallë kishin një strukturë themelore të thjeshtë – një besim që mund të gjurmohet mbrapsh gjer tek filozofi i lashtë grek, Aristoteli, i cili shkroi se jeta mund të kish ndodhur vetvetiu dhe rastësisht, si rezultat i një materie inorganike që u bashkua vetë në një mjedis të lagësht.
Duke zhvilluar teorinë e tij, Darvini ndërtoi paragjykimin se gjërat e gjalla kishin vetëm një strukturë të thjeshtë. Biologë të tjerë të ciët më vonë përvetësuan dhe mbrojtën teorinë e Darvinit ndanë këtë teori të njëjtë. Për shembull, nga këqyrja e qelizave që ofronin mikroskopët e shekullit të 19-të, Ernst Haekli, mbështetësi më i madh i Darvinit në Gjermani, besonte se një qelizë ishte një «bullungë e vogël kombinim i thjeshtë albuminoz i karbonit», jo shumë e ndryshme nga një thërrime mikroskopike xhelatini.
Teoria e evolucionit ishte e bazuar në këtë dhe të tjera pargjykime. Autorët e teorisë, si Hekel (Haeckel), Darvini, dhe Huxley, besonin se ngaqë jeta ishte krijuar nga struktura fare të thejshta, ajo mund të kish ndodhur ashtu vetë, rastësisht. Por ata ishin gabim, sigurisht.
Gjatë 150 vjetëve të fundit, që nga koha Viktoriane gjer tani, si shkenca dhe teknologjia kanë hedhur hapa të mëdha. Shkencëtarët kanë zbuluar strukturën e vërtetë të asaj çka Hekel përshkruante si një «bungëll e vogël e thejshtë». Ata janë mahnitur tek shihnin se qeliza nuk është aspak aq e thjeshtë sa ç’besohej dikur, por përmban një numër sistemesh të ndërlikuara të papërfytyrueshme që kurrë nuk mund të ish konceptuar, e aq më pak të kuptohej, në kohën e Darvinit.
Kur shpjegon strukturën e kësaj qelize, biologu me nam, profesor Majkëll Denton (Professor Michael Denton), bën këtë krahasim:
Që të rrokësh realitetin e jetës siç ka qenë zbuluar prej biologjisë molekulare, ne duhet të zmadhojmë një qelizë një miliardë herë gjersa ajo të jetë me diametër njëzet kilometra dhe t’i ngjajë një balonë gjigande ajrore aq të madhe sa të mbulojë një qytet të madh sa Londra ose Nju Jorku. Çka do të shihnim pastaj do të ishte një objekt i një ndërlikimi të pashoq dhe dizajn përshtatës. Në sipërfaqe të qelizës do të shikonim miliona vrima, si ata të dritarezave të rrumbullakta të anijeve të stërmëdha kozmike, hapje-mbylljeje që lejojnë një rrjedhë të vazhdueshme materialesh të vërshojnë brenda-jashtë. Nëse do të hynim në një nga këto vrima ne do të gjendeshim në një botë teknologjie supreme dhe ndërlikim trullosës...
Ky libër do të paraqesë mrekullinë e krijimit në qelizën e gjallë, një kryevepër në miniaturë që posedon një sistem shumë më të ndërlikuar e të mahnitshëm se sa një anije hapësire. Ne do të tregojmë sesi organelet brenda qelizës së bashku me enzimat, proteinat dhe substancat e tjera që ajo prodhon, kryejnë funksione qëllimplota që kurrë s’mund të priten prej tyre. Ne do të japim shembuj të triliona qelizave, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, në trupin e njeriut, çdonjëra prej të cilave shfaq inteligjencë dhe zgjuarsi mbinjerëzore. Edhe një herë, ne i kujtojmë vetes se si e tërë kjo nuk mund të jetë thjesht një punë rastësie e pandërgjegjshme, por si një produkt i Zotit.
Prova të krijesës së Zotit, dhe manifestim i fuqisë së Tij eprore, mençurisë dhe zhdërvjelltësisë janë të kudondodhura. Ngado që të kthehemi, ne vijmë ballë-për-ballë me krijesën e Zotit që na shtyn ta lartësojmë Atë me lavdërim.
Një arsye pse ky libër përqëndrohet tek qeliza në veçanti është, edhe një herë tjetër, për t’u paraqitur të vërtetën atyre që mohojnë Zotin duke thënë se jeta është vetëm si rezultat i rastësisë. Gjallesat janë mjaft të ndërlikuara, pafundësisht shumë të hollësishme që të kenë ardhur ashtu kot, vetiu. Është e qartë se ato janë krijuar nga një Mendje dhe Fuqi superiore. Ky libër synon gjithashtu të shpjegojë manifestin superior në krijesën e Zotit dhe përmes tij të lëvdojë Atë.

Dizajni Inteligjent, Me Një Fjalë – KRIJESA

Zoti nuk ka nevojë për projekt, që të krijojë.
Është me rëndësi që fjala dizajn të kuptohet siç duhet. Që Zoti ka krijuar një dizajn pa të meta nuk domethënë se Ai fillimisht bëri një plan dhe pastaj shkoi pas tij. Zotit, Perëndisë së Tokës dhe e qiejve, nuk i nevojitet asnjë dizajn me qëllim që të krijojë. Zoti është i lartësuar mbi të gjitha mangësi të tilla. Planifikimi i tij dhe krijimi ndodhin në një çast.
Saherë që Zoti don diçka që të ndodhë, Atij i mjafton vetëm të thotë «Ji!»
Siç na e thonë ajetet në Kur’an:
Urdhri i Tij kur Ai dëshiron diçka është vetëm t’i thotë asaj «Ji» dhe ajo është. (Kur’ani, 36:82)
(Zoti është) Nismëtari i qiejve dhe Tokës. Kur Ai vendos për diçka, Ai vetëm i thotë asaj «Ji!» dhe ajo është. (Kur’ani, 2: 117)

Ndërgjegje Në Qelizë (01-10)

Ndërgjegje Në Qelizë (01-10)

1. Besimi në darvinizëm kërkon braktisjen e logjikës dhe mençurisë.

Të gjitha qelizat në trupin tuaj shumohen duke u pjesëtuar. Gjatë këtij procesi, edhe ADN-ja në bërthamë të qelizës duhet të kopjohet. Procesi i përsëritjes së ADN-së kryhet pa gabim, më së shumti në një mënyrë të rregullt, skajshmërisht të organizuar që e tmerron vëzhguesin e vëmendshëm.
Molekula e ADN-së, që përmban një bazë të dhënash në miniaturë prej tre trilion shkronjash, është si një palë shkallë të spërdredhura rreth vetes duke formuar një heliks. Në fillim të kopjimit helikasa e enzimës së ADN-së fillimisht i afrohet molekulës së ADN-së dhe zë të zdrilojë heliksin, ashtu sikurse hapet zinxhiri. Fijet dyshe të ADN-së në heliks, më parë të mbështjella rreth njëra tjetrës, kësisoj ndahen, helikasa e ADN-së është gjithmonë gadi të kryejë detyrën e saj në kohë, pa ndonjë gabim, pa rrëmujë apo të bëjë qoftë edhe gabimin më të vogël, dhe pa e dëmtuar kurrësesi ADN-në.
Pastaj është radha e një tjetër enzime, polimerasës së ADN-së. Detyra e saj është të plotësojë çdo fije ADN-je të shpështjellë me një tjetër. Që të bëhet kjo, ajo lypset të gjejë e të sjellë të dhënat organizuese të përshtatshme për secilin fill. Por prit! Një enzimë, përbërë vetëm prej atomesh dhe molekulash, prej saj nuk mund të presësh që të ketë njohuri, ndërgjegje, apo mendje të vetën. Megjithatë ajo mund të identifikojë llojin e të dhënave të duhura për të plotësuar gjysëm-fillin e ADNs-ë dhe pastaj, të gjejë përbërësit e domosdoshëm, kudo që të jenë në qelizë, dhe t’i shpjerë ata ku nevojiten. Gjatë tërë këtij procesi, ajo nuk bën as gabimin edhe më të vogël. Ajo identifikon një për një të tri trilion shkronjat me qëllim që të plotësojë fillin e ADN-së saktësisht. Në të njëjtën kohë, një tjetër enzimë polimerase punon në fijet e tjera të ADN-së dhe e plotëson atë në të njëjtën mënyrë. Dhe ndërsa ndodh e gjitha kjo, enzimat «heliks-stabilizuese» i mbajnë të veçuara të dyja fijet e ADN-së për të shmangur pështjelljen e tyre prapë mbi njëra-tjetrën.
DNA replication
ADN-ja, molekula që gjendet në bërthamën e qelizës,  është  banka e të dhënave. Përpara se çdo qelizë të ndahet më dysh, lypset që më parë të bëjë një kopje të ADN-së së saj.
DNA replication
DNA replication
ADN-ja është në formën e një heliksi. Që ajo të kopjohet, mjaft enzima – sërish prodhuar në bazë të të dhënave  në ADN – kryejnë procesin duke shpërfaqur inteligjencë dhe organizim maksimal.
DNA replication
 Përpara  se ADN-ja të kopjohet, enzimat  e quajtura helikase mbërrijnë për të shpështjellë heliksin e ADN-së, ashtu siç do të hapje një zinxhir. Format portokalli tregojnë veprimet e enzimës.
DNA replication
DNA replication
Me qëllim që të dy fijet e shkëputura të ADNsë të mos mpleksen sërish me njëra-tjetrën, enzimat heliks-stabilizuese, (treguar me të gjelbërt në diagramë) i mbërthejnë fijet në vend.
DNA replication
Në këtë pikë, enzimat e quajtura polimerase ADN-je fillojnë bashkëngjitjen e pjesëve të duhura të të dhënave tek secili fill, për të formuar dy helikse ADN-je
DNA replication
Si rezultat i bashkëpunimit dhe disiplinës së pagabueshme, proceset inteligjente të këtyre molekulave të pandërgjegjshme, ADN-ja kopjohet përsosmërisht, pa gabime
DNA replication
Në këto diagrama, format e verdha përfaqësojnë enzimat e polimeraseve të ADN-së, të cilat kryejnë procesin e kopjimit
Gjatë këtij procesi të kopjimit të ADN-së, mjaftë enzima punojnë me disiplinë ushtarake për të kryer procesin që kërkon dituri dhe njohje. Po t’ju jepej juve një shkrim që përmban tre miliardë shkronja dhe do t’ju kërkohej ta ri-shtypnit, me siguri nuk do ta kopjonit pa gabime. Me siguri që do të bënit të paktën një gabim diku, duke kapërcyer një rresht ose të paktën një shkronjë a dy. Megjithatë, këto enzima mbarojnë një proces të ngjashëm vazhdimisht, pa bërë gabime të tilla.
Darvinizmi thotë se të gjitha këto enzima, të dhënat e përfshira në miliardat e shkronjave të ADN-së, procesi i kopjimit të ADN-së, dhe i tërë ky organizim i pagabueshëm ka ndodhur si rezultat i një zinxhiri rastësish. Besimi i evolucionistëve në këtë supozim të pabesueshëm – në fakt i pamundur – është një gabim i madh dhe kërkon trajtim serioz. Arsyeja e vetme për besimin qorr të evolucionistëve në këtë teori tejet të palogjikshme është përkushtimi i tyre ndaj materializmit, së bashku me vendosmërinë e tyre në mohim të ekzistencës së Zotit.

2. Pajisja Në Trupin Tuaj Që Mund Të Kopjojë Një Milionë Faqe Të Dhënash Për Njëzet Minuta

Dihet prej shumë kohësh se qelizat shumohen nëpërmjet pjesëtimit. Gjatë këtij procesi, ADN-ja që gjendet në bërthamën e çdo qelize duhet të kopjohet për çdo qelizë bijë e re. Gjatë këtij procesi kopjimi, një ngjarje mahnitëse ndodh, që kërkon shqyrtim
Banka e të dhënave, e përbërë prej tri miliardë shkronjash, është e aftë të depozitojë sasi masive të dhënash rreth organizmit të gjallë. Për të shkruar të gjitha të dhënat e përmbajtura në ADN do të duhej një enciklopedi prej afërsisht 1000 vëllime, me një sasi prej një milioni faqesh. Kështuqë, përsëritja e ADN-së dhe kopjimi i një milioni faqesh enciklopedi janë të krahasueshme. Por a e dini ju se sa kohë duhet për këtë proces të përsëritjes së ADN-së?
Mes 20 dhe 80 minutash!
Tani, kjo do të thotë se ekuivalenca e një milioni faqesh të shkruara mund të kopjohet, pa gabime a mangësi, në një kohë më pak se dy orë – dhe nganjëherë, nën një gjysmë ore. Asnjë fotokopjatriçe apo ndonjë pajisje tjetër teknologjike e mundshme sot nuk mund ta përfundojë këtë proces kopjimi pa gabim, në një kohë kaq të shkurtër. Dhe, ki parasysh se asnjë makineri teknologjike nuk e kryen këtë proces, ndërsa qelizat që ne as nuk mund t’i shohim dot me sy të lirë, po. Tani pyet veten:
Kush e posedon fuqinë dhe mendjen, vullnetin dhe njohurinë që bën të mundur këtë organizim mahnitës? Ç’e kupton se ADN-ja duhet të kopjohet kur një qelizë ndahet? Ç’e bën të mundur këtë përsëritje në mënyrën më të shpejtë e të përsosur, dhe bën që çdo gabim të ndreqet menjëherë?
Qartësisht, është e palogjikshme dhe pa kuptim të pretendosh se i gjithë ky sistem i ndërlikuar, i përsosur e i pagabimtë të jetë si rezulatat i rastësisë. Silli bashkë të gjitha atomet në univers, në kushtet e duhura, dhe prapë nuk do mund të krijoje dot sistemin që të kryejë përsëritjen e ADN-së në çdo organizëm të gjallë.
Është fare e qartë se Ai që krijoi këtë sistem të përsosur, i Cili ka vazhduar ta krijojë atë për miliona vite është Zoti, Mbajtësi i diturisë së pafund, ndërgjegjes, dhe fuqisë.
DNA COPY
1. 20-80 Minutash
2. Të dhëna baraz me 3 miliardë shkronja
3. Një milionë faqe.
4. Dhe një enciklopedi 1000 vëllimesh e kopjuar pa gabime

3. Përsosmëria e ADN-së Hedh Poshtë Teorinë E Evolucionit.

dna
verse
No just estimate have they made of Allah.for Allah is He Who is strong and able to Carry out His Will. (Qur'an, 22:74)
Në një molekulë të ADN-së njerëzore, ka aq të dhëna të mjaftueshme sa të mbushësh një milionë faqe enciklopedi. Por rregulli në këto të dhëna është gjithashtu jetësisht i rëndësishëm. Pyet veten nëse qindra shkronja të hedhura kuturu do të mund të bashkoheshin për të formuar një artikull të kuptueshëm lajmesh. A mundet që miliona shkronjash të njëjta ta ujdisnin veten sëbashku përsosmërisht dhe siç duhet për të formuar një gazetë të tërë? A mundet kush të pretendojë se e tërë kjo është produkt i një rastësie qorre? Sipas kuptimit darvinist, të gjitha këto zhvillime mahnitëse, janë fare e mundshme të ndodhin rastësisht.
Darvinizmi mendon se ai ka mashtruar të gjithë popullsinë e botës si fëmijë të vegjël. Kjo ideologji e paraqet rastësinë si të kishte ndërgjegje hyjnore, dhe thotë se ajo diqysh posedon një dituri gjeniu dhe më të madhe sesa të gjithë njerëzit në botë. Sipas evolucionistëve, koha është e vetmja gjë e domosdoshme për këtë gjeni të quajtur rastësi, për të formuar trurin e të gjithë atyre njerëzve që kanë jetuar për mbi mijëra vjetë. Dhe jo vetëm truri, por edhe mendja e tyre, kapaciteti për të menduar, arsyetimi i tyre, kujtesa, dhe qindra veti të tjera fizike e shpirtërore. Nëse pajiset me materie dhe kohë të mjaftueshme, rastësia ka fuqinë për të krijuar njerëz, milingona, kuaj, xhirafa, pallonj, flutura, fiq, ullinj, portokaj, pjeshkë, shegë, shalqinj, domate, banane, tulipanë, vjollca, luleshtrydhe, dardha, trëndafila dhe qindra e qindra gjëra të gjalla që as mund t’i sjellësh ndërmend. Dukshëm, i gjithë ky pretendim nuk është asgjë pos gjepura. Krijuesi i të gjitha gjërave është Zoti.

4. Trajta E Qelizës Kundërshton Teorinë E Evolucionit

Retinal cone cell, nerve cell, red blood cell
1. Rruazë e kuqe gjaku
2. Qelizë nervore
3. Qeliza konike retinale
Në trupin tuaj janë afërsisht 200 lloje të ndryshme qelizash, megjithatë ato ndryshojnë nga njëra-nga tjetra në fare pak anë. Një nga dallimet më të rëndësishme është forma e tyre. Ndonëse qelizat nervore, qelizat e muskujve, dhe qelizat e gjakut të gjitha kanë të njëjtën ADN themelore, ato funksionojnë me efikasitetin më të madh, falë formave individuale të përsosura, në të gjithë pjesët e trupit ku ato kryejnë detyrat e tyre.
Dy shembuj të qelizave me forma të ndryshme janë qelizat e nervave dhe qelizat e gjakut. Qelizat nervore kanë zgjatime të gjata, të quajtura aksone (axon), nga palca e kurrizit gjer tek këmbët dhe mund të arrijnë gjer në një metër gjatësi tek njerëzit. Në këtë mënyrë, kur ngacmimi kalon nga një qelizë tek tjetra, nuk ka kohë të humbur. Ngacmimet kalojnë drejt e tek ku do të shkojnë.
Rruazat e kuqe të gjakut të quajtura erithrocite (erythrocytes), gjithësesi, përndryshe qelizave nervore, janë vetëm afërisht 7-7 mikrometra në diametër. Pikërisht ngaqë ato janë aq të vogla nënkupton se ato përshkojnë kapilarët më të vegjël me lehtësi, dhe pa u deformuar. Përpos kësaj, forma e tyre bikonkave (dylugëshe) maximizon vendin e sipërfaqes tej e mban së cilës oksigjeni shkëmbehet me dyoksid karboni. Nëse ke parasysh se të tilla qeliza janë me miliona në një milimetër kub gjaku, s’është e vështirë të llogarisësh sipërfaqen masive mbi të cilën kryhet ky shkëmbim gazrash.
Qelizat në sy dhe vesh gjithashtu janë specializuar përsa i përket formës. Koklea (cochlea), brenda veshit të brendshëm, përmban qeliza shqisash të cilat kanë maja si qime që prodhojnë ngacmime nervi në përgjegje të dridhjeve zanore në veshin e mesit. Diçka e ngjashme me këtë, qeliza të ndjeshmërisë së lartë të retinës në sy janë dizajnuar gjithashtu të kryejjnë funksionin e tyre në mënyërn më të mirë të mundshme. Qelizat konike në retinë përmbajnë mjaft pigmente të ndjeshmërisë së lartë, sikurse edhe një shtresë që përmban lidhjet nervore. Ky organizim i jep qelizave konike një ndjeshmëri mjaft të lartë ndaj dritës.
Edhe në zorrët e holla, ka qeliza ushqim-thithëse me formë të përshtatshme për të kryer funksionet e tyre të veçanta. Muret e brendshme të zorrëve janë veshur me miliona qime si gishta të quajtura villi. Në secilin villus ka mikroville që janë edhe më të imta. Kombinimi i këtyre qimeve rrit sipërfaqen e kontaktit për honepsje dhe thithje të vlerave ushqimore.
Mos harro kurrë se të gjitha miliardat e qelizave në trupin e njeriut janë aty nga pjesëtimi i vetëm një qelize fillestare, e cila zuri fill nga bashkimi i spermës me vezën. Të mendosh se secila prej këtyre qelizave ka zgjedhur formën e tyre të veçantë dhe pastaj diqysh morën formën e trupit është fare pa logjikë. E gjitha kjo tregon se qelizat janë krijuar në mënyrën më efikase për të kryer funksionet e tyre. Pra, domethënë, ato janë krijuar nga Zoti, Poseduesi i diturisë dhe zgjuarsisë së pafundme.

5. Si E Njohin Qelizat Njëra-Tjetrën?

Në shkollë të mesme ose në kolegj ne kemi studjuar se si janë formuar qëniet njerëzore. Në fazën e parë të tij, embrioni është një çikë ind i paformë, por sikurse ai vazhdon të rritet, disa qeliza formojnë krahët, disa të tjera organet e brendshme, dhe pak të tjera lihen mënjanë për sytë. Çdo qelitzë e di ku lypset të shkojë, ç’organ do të formojë, në ç’shkallë ajo duhet të shumohet, dhe kur të ndalë pjesëtimin. Por pjesa në vijim jep një tjetër fakt mahnitës rreth zhvillimit të embrionit.
Nëse i ndajmë qelizat e embrionit që i përkasin organeve të ndryshme – duke ulur sasinë e kalciumit në mjedis – dhe pastaj më vonë, t’i përziejmë këto qeliza së bashku në një mjedis të përshtatshëm, do të shikojmë se duke ardhur sërish në kontakt, qelizat që i përkasin të të njëjtit organ e njohin njëra-tjetrën dhe formojnë një grup të dallueshëm qelizash që i përkasin të njëjtave organe (Ahmet Noyan, Yasamda ve Hekimlikte Fizyoloji (Physiology in Life and Medicine - Fiziologji në jetë dhe mjekësi - edicioni i 10-të . Ankara: Meteksan Publications, 1998, f. 40).
Domethënë, nëqoftëse qelizat në fillim janë të ndara nga njëra-tjetra, pastaj bashkuar sërish, qelizat që përbëjnë të njëjtët organe e njohin njëra-tjetrën dhe ribashkohen prapë.
Por si mundet që këto qeliza, të cilat nuk kanë tru apo sistem nervor, as sy e veshë, e njohin njëra-tjetrën? Si ka mundësi që këto substanca, të formuara nga disa molekula pa tru apo ndërgjegje, e njohin llojin e tyre të qelizave nga një grup? Si mund t’i njohin ato se më vonë do të bashkohen për të formuar një organ? Cili është burimi i ndërgjegjes së dukshme të shfaqur nga këto molekula të pandërgjegjshme.
Burimi i ndërgjegjes së tyre është Zoti, Perëndia e botës, i cili e krijoi krejt gjithësinë nga hiçi.
cells of different organs
1. Qelizë shpretkë,
2. Qelizë kërci
3. Qelizë të gjakut,
4. Qelizë e thumbit të gjinit,
5. Qelizë muskuli,
6. Qelizë dhjami,
7. Qelizë kocke
Kur qelizat e organeve të ndryshme të një embrioni përziera së bashku në një mjedis të përshtatshëm, qelizat që i përkasin organeve të njëjteve organe, në të organizohen në dallueshme.
Ne do t’u tregojmë atyre shenjat tona në horizont dhe brenda vetë tyre gjersa të jetë e qartë për ta se kjo është e vërteta. A nuk ju mjafton që Zoti juaj është dëshmitar i gjithçkaje? (Kur’ani, 41:53)

6. Prova Shpjeguese Të Ekzistencës Së Zotit

Sipas pretendimeve darviniste, të gjitha gjallesat vijnë nga rastësi kot së koti. Por mijra sistemet e ndërlikuara në trupin tonë e mohojnë këtë dokërr të rastësisë. Një shembull është struktura si qime, detyra e vetme e të cilës është ta lejojë qelizën të lëvizë që nga ana e saj, përbëhet prej mijëra hollësish të imta.
Disa qeliza lëvizin duke përdorur struktura mikroskopike, të quajtura cilia, që i ngjajnë qerpikëve. Për shembull, secila prej qelizave të palëvizshme në rrugën e frymëmarrjes posedon qindra cilia. Duke lëvizur sëbashku të gjitha në një kohë, njësoj si rremat në kanotazh gare, kjo strukturë i mundëson qelizës të ecë përpara.
Po të bëjmë një prerje tërthore, mund të shikojmë se është mjaft e organizuar dhe e përbërë nga një rreth prej nëntë dopio mikrotubuletash rreth periferisë dhe dy mikrotubuletash teke në mes.
Secila prej mikrotubuletave dopio ka një unazë me 13 mikrofilamentesh dhe një tjetër me 11 mikrofilamente.
Mikrotubuletat janë të përbëra prej një proteine të quajtur tubulin.
Mikrotubuletat kanë edhe dy zgjatime, një krah i quajtur dynein. Funksioni i kësj proteine është që të veprojë si një motorr për cilian dhe të japë fuqi mekanike.
Molekulat që përbëjnë proteinën tubuline praktikisht rrjeshtohen së bashku si tullat që formojnë strukturën cilindrike. Megjithatë, organizimi i molekulës tubuline është shumë më e ndërlikuar sesa vendosja e tullave.
Sipër janë 10 zgjatime të shkurtëra dhe 10 zgavra nga poshtë çdo tubulini. Këto zgavra dhe zgjatime janë krijuar të nxëna të shtrënguara mbrenda njëra-tjetrës, duke krijuar kështu një strukturë mjaft të qëndrueshme. Madje edhe difekti më i vogël në pikërisht këtë dizajn të veçantë i këtyre zgavrave apo zgjatimeve do të çonte në dëmtim të qelizës.
Të gjithë këto komponente që ne kemi përmbledhur shkurtimisht dhe thjesht kompozojnë vetëm një cilium të vetëm, dhe qëllimi i vetëm i tij është të lëvizë vetëm atë qelizë, prej triliona qelizave të trupin tuaj. Një sistem i tillë gjithëpërfshirës ndodhet në çdo qelizë të sistemit të frymëmarrjes të çdokujt që ka jetuar dhe vazhdon të jetojë sot. Pos të tjerash, ky sistem i ndërlikuar i përbërë prej shumë pjesësh të ndryshme është nënstruktuara e një ciliumi në një qelize që as nuk mund ta shohim me sy të lirë. Mund të merret me mend sa e vogël kjo sipërfaqe është, duke ndjekur krahasimin: duke i futur të gjitha hollësitë e shpjeguara më lart në një nga qimet e flokëve tuaj do të ishte aq e ndërlikuar saqë truri ynë nuk mund tarrokë dot. Por cilia e qelizës për të cilën po flasim ka mu atë substrukturë aq pakrahasimisht të vogël.
Shkurtimisht, Zoti ka vendosur një mekanizëm tejet sistematik dhe të ndërlikuar në një vend mjaft të vogël për ta parë me sy të lirë. Është fare e pamundur për rastësinë të mendojë për lëvizjen e një qelize e ta fusë një sistem të tillë në një vend aq të vogël. Kjo është e mundur vetëm me mendjen superiore dhe të pafund, diturinë dhe fuqinë e Zotit.
cilia
1. Qeliza
2. Cilia,
3. Një pamje nge afër fare a cilias
4. Prerje tërthore e ciliumit,
5. Mikrotubula
6. Krahu Dynein
Në disa qeliza janë gjenden cilia që i ngjajnë qerpikëve dhe lehtësojnë lëvizjen. Ato përbërëhen prej strukturash tejet të ndërlikuara.
Djathtas: Mikrotubulat që përbëjnë çdo cilium.
Poshtë: Kjo prerje tërthore tregon strukturën e ndërthurur dopio unazë.

7. Rafineria E Naftës Në Trupin Tonë

mitochondrion
Mitokondrioni, i përbërë prej proteinash  që gjenden në qelizë, punon si një central elektrik për të prodhuar energjinë që i nevojitet qelizës
Energjia që ty të duhet për t’u ngritur nga aty ku je dhe të zësh të ecësh, të marrësh frymë, të hapësh e të mbyllësh sytë – me një fjalë, energjia që të duhet për të qenë gjallë, është prodhuar në centralin elektrik brenda qelizave tuaja, të quajtura mitokondria. Po të këqyrim procesin e kryer në mitokondri, bëhet e qartë pse krahasimi i tyre me centralin elektrik nuk është egzagjerim.
Në podhimin e energjisë në qelizë, oksigjeni luan një rol kryesor. Oksigjeni ka mjaft ndihmësa. Praktikisht në të gjitha fazat e prodhimit të energjisë, enzima të ndryshme luajnë rolin e tyre. Në çdo hap të veçantë të këtij procesi, enzimat që e kanë kryer punën e tyre ndërrojnë turnet me të tjera enzima që vijnë në punë për hapin tjetër. Kjo është bërë në mënyrën më të ndërgjegjshme, dhe kësisoj, energjia e magazinuar në ushqime shndërrohet në një formë të dobishme për qelizën, si rezultat i një procesi kimik të pafund, mjaft procese të vogla, dhe qindra enzima të ndryshme futen në veprim. Në tërë këtë ndërrim të enzimave, nuk ka as edhe hutinë më të vogël, apo qoftë edhe ndonjë ngatërrim rendi. Të gjithë punëtorët bëjnë detyrën e tyre, si të ishin pjesë e një skuadre të mirëdisiplinuar.
Dhe kështu, mund të thuhet se stacioni elektrik që ndodhet në një qelizë, vetëm një e qindta e milimetrit në përmasë, është shumë më e ndërlikuar sesa një rafineri nafte apo hidrocentral.
Një rafineri është ndërtuar dhe mbajtur në punë prej inxhinierëve që dinë se ç’është nafta, të cilët e kanë analizuar naftën bruto në laborator, dhe të cilët veprojnë në bazë të atyre të dhënave teknike. Do të ishte e pamundur të ndërtohej një rafineri prej cilitdo që nuk di ç’është nafta.
Në të njëjtën mënyrë, dituri lypset edhe për të prodhuar energji në një qelizë që është shumë më e ndërlikuar se një rafineri nafte. Është dukshëm qesharake të sygjerosh se një qelizë ka aftësinë për të mësuar. Po atëherë, si e nxjerrin këtë prodhim qelizat?
E vërteta është: asnjë qelizë nuk e ka mundësinë të mësojë ndonjë proces biologjik, në kuptimin bukfalisht të fjalës. Nëse qeliza nuk mund ta kryente dot këtë proces kur shfaqet fillimisht, atëhere ajo nuk do të kishte shans t’i fitonte aftësitë e domosdoshme më vonë – thjesht sepse oksigjeni, i cili luan një rol aq qendror në prodhimin e energjisë, ka një efekt shkatërrimtar në qelizë. Qelizës do t’i duhej të shfaqej së bashku me vetinë mbrojtëse. Kjo është vetëm një prej mjaft provave se qelizat nuk janë shfaqur si rezultat i ndonjë rastësie, por janë krijuar nga Zoti në një çast.
Me këtë mjeshtëri, shfaqur në një vend sa 1/100 e milimetrit, Zoti na tregon fuqinë e tij të pakufishme.
Oil Refinery in Our Bodies, cell
Centrali elektrik në qelizat tona, secila sa 1/100 e një milimetri, është shumë më e ndërlikuar sesa një rafineri nafte ose një hidrocentral. Energjia e prodhuar nga  bashkëpunimi inxhinierëve, teknikëve dhe dezinjatorëve, duke përdorur teknologjinë më të përparuar, është prodhuar shumë më ekonomike dhe praktike prej qelizave tona. Të cilat nuk kanë ndërgjegje apo inteligjencë dhe që janë formuar prej disa atomeve.
Në centralin elektrik të qelizave tona, çdo hollësi është marrë në konsideratë; që nga përdorimi ekonomik i energjisë e deri tek kthimi i mbetjeve në dobi. Secila prej këtyre hollësive ka qenë planifikuar dhe krijuar pa asnjë gabim.

8. Energjia E Jetës Në Qelizat Tuaja -Molekula TFA (Molekula TFA- Trifosfat Adenosina)

ATP Molecule, Energy
1. Drita
2. Nxehtësia
3. energji elektrike,
4. Proceset fizike në qelizë,
5. Sekretion
6. Reaksione Kimike,
7. Lëvizja
Proceset që përdorin ATP dhe llojet e energjisë së prodhuar
Energjia që ne përftojmë nga ushqimi nuk mund të përdoret drejt e prej qelizave tona për të kryer procesin e domosdoshëm të ekzistencës së vazhdueshme. Së pari, energjia paketohet në një molekulë të veçantë të quajtur trifosfat adenosinë, ose ATP . Më vonë, ajo përdoret për të kryer të gjithë fabrikimin dhe transferimet që ndodhin në qelizë.
Trupi përdor 48 kilogram TFA në ditë. Por mjaft e çuditshme, në çdo çast gjatë ditës, sasia e TFA-së në trup nuk e kalon qoftë edhe një gram. Arsyeja për këtë është se TFA-ja nuk është magazinuar, por në vend të saj është pregatitur në paketa të posaçme për përdorim të menjëhershëm. Kurrë mos harro se jeta e qelizës mvaret nga kjo energji. Për këtë arsye, prodhimi i TFA-së duhet të bëhet shumë shpejt. Dhe kështu, në çdo sekondë, secila prej afërsisht 100 trilionë qelizave konsumon dhe rigjeneron 10 milionë molekula TFA-sh.
Si mbahet kjo shpejtësi?
Saherë që një qelize i nevojitet energji, thyhet lidhja fundore e grupeve trefosfate të molekulës TFA; dmth, paketa e energjisë është hapur. Me këtë thyerje të një lidhjeje fosfati, çlirimi i energjisë më pas i lejon qelizës të kryejë funksionin e saj me lehtësi. Dhe ky proces mahnitës vazhdon me shpejtësi çuditëse dhe pandarë.
Pa dyshim, është e pamundur për një molekulë të përbërë prej atomesh që të përcaktojë kërkesat e qelizës për energji e pastaj ta prodhojë atë energji të duhur. Që ky prodhim kryhet në mënyrën më efikase dhe me sistemin më të përshtatshëm të paketimit nuk mund të jetë pjellë e rastësisë. Krijuesi i qelizës dhe të çdo veprimi e procesi të molekulave brenda qelizës është Zoti; është Ai që e vë molekulën TFA në shërbim të gjallesave në një mënyrë të përsosur.
ATP Molecule, Energy
1. ATP është një paketë energjie e prodhuar në qelizë. Figura 3D e molekulës ATP, treguar sipër, tregohet më në hollësi djathtas. Ajo përmban grupe trifosfatesh me lidhje fosfati energjie të lartë dhe atomeve
2. SHKRIRJA E MOLEKULËS ATP ÇLIRON ENERGJI
2a. ATP ka tre grupe fosfatesh. Saherë që një hallkë këputet, çlirohet energji.
2b. Nëse vetëm një hallkë këputet, atëhere formohet ADP-ja. Nëse dy grupe fosfatesh shkëputen, formohet AMP-ja.
2c. Me lëshimin e grupit të fundit të AMP-së, e gjithë energjia e molekulës ATP kalon tek molekulat përkatëse

9. Kush E Drejton Trafikun E Ngjeshur Në Qelizë?

Aparati tretës (Golgi), që gjendet në çdo qelizë, luan një rol të rëndësishëm në paketimin sërish të proteinave të sintetizuara dhe ftillimin e përzgjedhjen mes llojeve të ndryshme të proteinës.
Proteinat e shumëllojshme që gjenden në pjesë të ndryshme të qelizës sintetizohen në një tjetër pjesë të qelizës e quajtur retikulumi endoplazmik, ose ER. Pak minuta pasi proteinat sintetizohen, ato dalin shumë shpejt nga ER për tek aparati Golgi. Ka mjaft arsye pse ato i nënshtrohen ndryshimeve të lloj-llojshme pasi janë bërë. Për shembull, tek disa prej tyre bashkëngjiten grupe karbohidratesh, tek të tjerat fosfate ose grupe fosfatesh, dhe tek akoma të tjera, acide yndyrore. Këta modifikime varjojnë sipas llojit të proteinës dhe se ku do të përfundojë ajo. Trupi Golgi i spastron këto proteina dhe i ndan e paketon ato, sipas llojit dhe destinacionit. Ai gjithashtu prodhon paketat sipas llojit të qelizës për ku protina është destinuar të shkojë. Megjithatë, me qëllim që veprimtaria biokimike e mijëra proteinave të sintetizuara në ER mos të ngatërrohet, procesi lypset të kryhet me ndjeshmëri të madhe, dhe secila proteinë duhet të drejtohet kah destinacioni i saj.
Këtë trafik e organizojnë organelet e vockëla të njohura si trupi apo aparati Golgi. Ky shfaq një vetëdijësim të madh në çdo proces që kryen. Njeh proteinat që atij i vijnë, i ndan ato, përcakton nevojat e tyre, kryen prodhimin e vet sipas nevojave të tyre, identifikon funksionin e tyre, i paketon ato, dhe organizon rrjedhën e trafikut pa asnjë rrëmujë. Ai që e frymëzon qelizën dhe organelet brenda saj, me aftësinë për të vendosur dhe zbatimin e njohurisë është Zoti i botëve – pra, Allahu.
Ata që shtangen përpara këtyre mrekullive qelizore dhe që dëshmojnë diturinë superiore të Zotit mund të tronditen vetëm prej pretendimeve të evolucionistëve që e gjitha kjo ka ardhur si rezultat i rastësisë.
golgi, cell
Organizimi i qelizës është shumë më ndërlikuar dhe më efikas se çdo fabrikim njerëzor. Në një proteinë të prodhuar në qelizë, merren hapa që përfshihen në prodhimin produkteve në fabrikë dhe shpërndarjen e mëvonëshme të tyre ku ato nevojiten
Ai krijoi qiejt dhe tokën me urtësi të përsosur dhe Ai ju dha formën më të bukur dhe vetëm tek Ai është e ardhmja. (Kurani, 64:3)

10. Mëlçia Si Një Laborator Gjigand

Askush nuk mund të pohojë se një laborator i pajisur plotësisht me teknologjinë më të fundit mund të jetë bërë ashtu vetë, rastësisht. Por evolucionistët pohojnë se laboratori i ndërlikuar i pashoq i mëlçisë është bërë vetë, duke avokuar këtë pohim pa asnjë provë fare. Kjo, sepse darvinizmi është një sistem besimi bestytnish, një magji që të qorron mendjen.
Pesëqind procese të veçanta ndodhin në vetëm një qelizë të mëlçisë. Shumica e këtyre (të cilat ndodhin pagabueshmërisht në milisekonda, dmth, një e mijta e sekondës) akoma nuk është prodhuar në kushte laboratorike. Qelizat e mëlçisë e shndërrojnë ushqimin që ne hamë në energji të depozituar, që është glicogjen, të cilën mëlçia e depoziton dhe e kthen në glukozë sipas nevojës së trupit për të plotësuar nevojat e tij për energji.
Shkurtimisht, edhe ndërkohë që hamë të gjitha llojet e ushqimeve që na pëlqejnë, mëlçia shfrytëzon, shndërron apo magazinon këtë energji ushqimi sipas nevojave të trupit tonë. Dhe qysh nga njeriu i parë e gjer tani, triliona qeliza mëlçie kanë vepruar saktësisht me të njëjtën ndërgjegje dhe njohuri pa u ngatërruar.
Glucose, cell, Giant Laboratory
1. Glycogen
2. Glucose
3. Acid yndyror
4. Glukoza, pasi përthithet pre zorrëve, mbërrin në mëlçi,
5. Kur glukoza e tepërt shndërrohet në glykogjen.
6. Kur deposita e glikogjenit është plot, glukoza është shndërrohet në glicerinë dhe acid yndyror.
7. Kur nevojitet, glykogjeni kthehet prapë në glukozë.

Ndërgjegje Në Qelizë (11-20)

Ndërgjegje Në Qelizë (11-20)

11. Qelizat Që Kryejnë Vetëvrasje Për Të Ruajtur Trupin Nga Dëmtimi

Mjaft qeliza prodhojnë një sërë proteinash me qëllim që të shkatërrojë vetëveten kur ato bëhen të tepërta, difektoze apo të sëmura. Sidoqoftë, përsakohë që një qelizë është e dobishme për trupin, këto proteina pengohen për të bërë punën e tyre vdekjeprurëse. Nëqoftëse qeliza sëmuret, shndërrohet në tradhëtare ose kanceroze, apo fillon të kërcënojë shëndetin e organizmit, proteinat vrasëse lëshohen dhe vihen në veprim për të vrarë qelizën cënuese.
Aftësia e qelizës për të marrë vendimin e duhur në kohën e vendin duhur është tejet e rëndësishme. Në rast se ajo nuk mundet, dmth kur proteinat vrasëse janë aktivuar në një qelizë të shëndoshë, atëherë indi i shëndetshëm do të vdesë, dhe atëherë rezultati do të jetë vdekje e krejt organizmit. Por, nëse një sasi qelizash të sëmura apo të dëmshme u lejohet të shpëtojnë, atëherë edhe organizmi do të vdesë.
Një qelizë që ka vendosur të bëjë vetëvrasje dhe aktivon proteinën e tij vrasëse, fillimisht tkurret dhe tërhiqet nga fqinjët e saj. Së shpejti në sipërfaqen e saj shfaqen flluska, dhe duket se po valon. Pastaj bërthama e saj e në fund vetë qeliza shkatërrohen. Qeliza të tjera përreth gëlltisin çikëlat e mbetura.
Një dukuri edhe më interesante është se qelizat e tjera të gjalla nuk i pastrojnë të gjitha ato të vdekurat. Disa janë lënë qëllimisht të patrazuara, sepse ato nuk i kanë mbaruar ende detyrat e tyre. Për shembull, indet e tilla si thjerrëzat e syrit, sipërfaqa e lëkurës, dhe thonjtë janë të gjithë të përbërë prej qelizave të vdekura. Por ngaqë trupi ka nevojë për to, ato nuk shkatërrohen. Fakti i rëndësishëm që trilionat e qelizave në trup të gjitha vendosin se cilat qeliza të vdekura t’i shkatërrojë e cilat t’i lërë, është një pikë që ia vlen të shqyrtohet.
Kush ia jep qelizës ndërgjegjen që të marrë e të zbatojë vendime kaq jetike? Kush e mëson qelizën të njohë kushtet që i sjellin dëm organizmit më të madh ku ajo e gjen veten? Dhe kush e frymëzon këtë formë jete mikroskopike që të mënjanojë rrezikun?
Sikurse është shpjeguar këtu, të gjitha qelizat janë programuar në mënyrën më të mirë që t’i lejojë organizmave të vazhdojnë ekzistencën e tyre. Por në atë rast, Kush është Mjeshtri i atij programi?
Evolucionistët janë verbuar mjatueshëm sa të besojnë se mjeshtri i këtij programi të jashtëzakonshëm është rastësia e pandërgjegjshme. Por krijesa fare e veçantë e Zotit dhe dituria e Tij e paanë janë shfaqur në çdo hollësi të një organizmi të gjallë.
cell, protein
1-Një qelizë fillon ta vrasë veten kur një sinjal paralajmërues vjen nga brenda ose jashtë qelizës. Ky mesazh e njofton qelizën se i ka ardhur koha të vdesë.
2-Proteinat që gjenden në qelizë marrin njoftimin dhe e përkthejnë atë, dhe janë përgjegjëse për heqjen e qelizës
2a-Me mbërritjen e mesazhit, proteinat shkatërruese aktiviohen
3-Këto proteina të aktivuara me arritjen e mesazhit paralajmërues, zënë të shkatërrojnë qelizën me çdo mënyrë që të mundin.
4-Me sulmin e proteinave të shtyllës kurrizore të strukturës së qelizës, qelizat e sëmura dhe të dëmshme, nisin vetëshkatërrimin e tyre, duke mbrojtur kështu

12. Makineritë Bakterie-Shkatërruese Në Mëlçi

Bakteriet që ne nuk mund të shohim futen në trupin tonë përmes ushqimit që hamë, nëpërmjet ajrit që thithim, ose përmes një numri mënyrash të tjera. Bakteriet e dëmshme duhet të asgjësohen përpara se ato pengojnë funksionimin e trupit. Për këtë arsye, qeliza të posaçme në trup, detyra e vetme e të cilave është mbrojtja, janë pajisur me kujtesë të përsosur. Megjithatë, mjaft masa të tjera mbrojtëse janë vendosur, si një shembull i dizajnit pa të metë të trupit. Një vijë mbrojtjeje jepet nga qeliza të posaçme që gjenden në mëlçi – një pikë strategjike në sistemin e qarkullimit të gjakut.
Në më pak se 0, 01 të sekondës, qelizat Kupffer honepsin dhe neutralizojnë çdo bakterie të dëmshme që kalon nëpër sistemin e qarkullimit të gjakut nga zorrët tek mëlçia. Nga gjithë ato bakterie të panumërta që hyjnë në trup, si munden këto qeliza të pamend të dallojnë ato që shkaktojnë dëm nga ato që janë të dobishme? Si ka mundësi që këto qeliza të shkatërrojnë disa bakterie, por i lënë të tjerat të paprekura – pa i njohur vetitë e bakterieve ose çka do të bëjnë ato sapo të hyjnë në trup? Në këtë pikë, një tjetër fakt i rëndësishëm kërkon vëmendje: që qelizat Kupffer gjenden në mëlçi. Po pse në mëlçi e jo në ndonjë organ tjetër? Këtu kemi akoma edhe një provë tjetër e trupit tonë si krijesë e përsosur. Po të ishin vendosur këto qeliza në një tjetër organ të trupit tonë, përveç mëlçisë, pastrimi i gjakut nga bakteriet nuk do të ishte aq efikas. Sepse pasi është pastruar në mëlçi, gjaku hyn në sistemin e përgjithshëm të qarkullimit të tij, për të qarkulluar nëpër gjithë trupin. Dhe kësisoj, më pak se 1/100 e bakterieve ia dalin të mbërrijnë në qarkullimin e përgjithshëm. Ç’lloj rastësie qorre do ta kish siguruar vendosjen e qelizave Kupffer në mëlçi, prej të gjitha organeve në trup? Vetë qelizat nuk mund ta përcaktojnë vendin më të përshtatshëm për to që të shkojnë, aq më pak të shkojnë përnjëmend atje. Trupi është i përbërë prej afërsisht 100 trilion qelizash, dhe është e pamundur për çdonjërën prej tyre të ketë mjaft ndërgjegje sa të përcaktojë një vend për vete dhe të udhëtojë për atje e të vendoset.
Një plan kaq i pa-të-metë lyps ekzistencën e një mendjeje sipërore, një që i përket Atij që di çdo centimetër të trupit tonë dhe i Cili na ka krijuar ne nga hiçmosgjëja në dizajnin më të përshtatshëm – dmth, Zoti.
13. Ti Nuk Je Kurrë Në Kontroll Të Fymëmarrjes Tënde
Kupffer cells
1. Venë hepatica
2. Mëlçi
4. Arterie hepatike
5. Hepatocite
6. Qelizë Kupffer
7. Qelizë Kupffer
8. Arterie hepatike
9. Venë hepatike
10. Qelizë Kupffer
Brenda një kohe shumë të shkurtër, qelizat speciale Kupffer në mëlçi asgjësojnë bakteriet që vijnë nga zorrët.

13. Ti Nuk Je Kurrë Në Kontroll Të Fymëmarrjes Tënde Sepse Disa Prej Qelizave Tuaja E Kontrollojnë Atë Për Ty.

Në qoftë se rregullimi i frymëmarrjes sonë do të ish lënë në dorën tonë ne ndofta do të vdisnim nga asfiksia ngaqë do të harronim të merrnim frymë, kur biem në gjumë ose të zënë me veprimtari të tjera.
Për çdo qënie njerëzore, procesi më vendimtar është rregulluar prej qendrës së frymëmarrjes, e cila është sa një kokërr mozge (thjerrëze) dhe ndodhet në bisht të trurit (një shtesë e trurit). Ajo është e përbërë nga tre grupe të ndryshme neuronesh.
Grupi i parë përcakton ritmin themelor të frymëmarrjes dhe i jep mushkërive dhe krahërorit sinjal që të marrë frymë. Kësisoj ne thithim ajrin që na duhet.
Grupi i dytë i qelizave përcakton shpejtësinë dhe mostrën e frymëmarrjes sonë. Megjithatë, kur vjen radha e grupit të dytë për të luajtur rolin e tij, qelizat sinjalizojnë grupin e parë që ai të ndalë veprimtarinë e tij. Kjo kontrollon kapacitetin e ajrit të mushkërive tona, dhe frymëmarrja përshpejtohet.
Grupi i tretë, nga ana e tij, zakonisht nuk është aktiv. Ato hyjnë në punë kur një ritëm i lartë frymëmarrjeje nevojitet dhe ato sigurojnë që muskujt e barkut të marrin pjesë duke u dërguar atyre sinjale.
Këtu, unë përkthyesi, e pashë me vend të sjell një pjesë të marrë nga një tjetër burim mbi frymëmarrjen:
Dhimbja e mbajtur në bark ose në shakrën e dytë.
Heqja e kësaj dhimbjeje është një parakusht përpara se të fillojmë të veprojmë si qenje të vërteta njerëzore.
Kur jemi duke ndenjur ne na duhet të marrim frymë vetëm me bark për të përftuar sasinë e nevojshme të oskigjenit që i duhet trupit. Përdorimi i plotë i mushkërive neve na duhet vetëm kur punojmë gjatë një ushtrimi të vështirë. Prandaj, kur nuk çojmë dot frymë në bark, ne zakonisht frymëmarrim ose me krahëror ose me klavikulat. Krahërori mund të përçojë oksigjenin në gjendje pushimi, pa nevojën e barkut, dhe ka siklet vetëm gjatë një ushtrimi të lodhshëm. P.Sh: ato mund të stërmundohen gjatë dhe pas diçkaje, si aerobikut. Gjithësesi, kur marrim frymë vetëm me krahëror, atëherë kjo frymëmarrje përbën vetëm gjysmën e oksigjenit që nevojitet kur jemi duke ndenjur. Ne marrim frymë më shpejt. Dhe prapë, oksigjeni shterron në pjesën e pandërgjegjshme të mendjes e cila monitoron nivelin e dyoksidit të karbonit në gjak, nëpërmjet një shqise në arterien karotide, përmes së cilës gjaku hyn në tru. Mendja e pandërgjegjshme thotë:
«O trap, merr frymë më shpejt, se po vdes!»
A është e tërë kjo e mjaftueshme për të na mbajtur ne gjallë? Jo.
Frymëmarrja kontrollohet gjithashtu kimikisht. Qëllimi i frymëmarrjes është që të mirëmbajë balancën e rregullt të oksigjenit dhe të dyoksid karbonit në gjakun tonë. Çdo ndryshim në këtë balancë aktivizon një grup qelizash në qendrën e frymëmarrjes, duke e sjellë nivelin prapë normal me një përshtatje mjaft të ndjeshme.
Por sasia e oksigjenit në gjak nuk ka ndikim të drejtpërdrejt në qendrën e frymëmarrjes. Në atë rast, si vetëdijësohet qendra e frymëmarrjes për ndryshimin e nivelit të oksigjenit në gjak?
Në këtë pikë, një tjetër grup qelizash hyn në veprim, duke shfaqur një ndërgjegje të mrekullueshme. Në venat e mëdha jashtë trurit, të tilla si damarët e qafës, receptorët me ndjeshmëri të lartë dërgojnë sinjale tek qendra e frymëmarrjes kur niveli i oksigjenit bie poshtë një niveli të caktuar. Në këtë mënyrë, fyrmëmarrja rregullohet me sintonim mjaft të imët.
Si mundet që një grup qelizash të dijë se sa oksigjen i nevojitet trupit që të mbetet gjallë?
Si e kanë përdorur këto qeliza një mekinzëm të tillë, i cili ka qenë aty në vend qysh prej njeriut të parë e gjer tani, kur vetëm gjatë 20 vjetëve të fundit shkenca ka mundur ta zbulojë këtë mekanizëm?
Veç të tjerash, ky mekanizëm është aq i ndjeshëm saqë për gjatë gjithë jetës sonë, kurrë nuk është bërë gabim kur ulemi, vrapojmë apo flejmë. Ai siguron që në çdo sekondë, oksigjeni jetik dërgohet tek 100 trilionë qelizat e tjera në trupin tonë, dhe që produktet mbetje të dëmshme si dyoksid karboni dhe jonet hidrogjenike hiqen me shpejtësi.
Edhepse ata e dinë të vërtetën, të përkushtuar fanatikisht ndaj teorisë së evolucionit, për shkak të merakut të tyre me materilizmin, ata thonë se kjo përsosëmri ndodh si rezultat i rastësisë së verbër. Ndërsa Krijuesi i këtij rendi të përkryer është qartësisht Pronari i zgjuarësisë së pafundme – pra, Zoti.
cells, huan body
1. Pravullim
2. frymënxjerrje
3. Grupi i dytë i qelizave përcakton shpejtësinë dhe yrnekun w frymëmarrjes.
4. Qelizat në grupin e tretë hyjnë në veprim në raste urgjente
5 Qelizat në grupin e parë përcaktojnë ritmin themelor  të frymëmarrjes.

14. Qelizat Tuaja Mund Të Bëjnë ATË QË Ti S’mundesh Dot.

Shtiru sikur para teje janë vendosur mostra të ndryshme metalesh pluhur dhe të kërkohet të përcaktosh se cilit metali i përket secili prej tyre. A do të ishin të sakta përgjigjet tuaja?
Nëse nuk je i arsimuar në fushën e metalurgjisë, kjo do të ishte e pamundur për ty. Por kjo analizë, të ciën një qënie e gjallë si ti nuk mund ta kryejë, bëhet fare kollaj prej afërsisht 100 trilionë qelizash në trupin tënd – dhe pa u menduar fare, sorollatur a munduar. Veç kësaj, jo vetëm se qelizat në trupin tënd e kanë këtë aftësi, por kështu bëjnë edhe trilionat e panumërta të qelizave të trupave të miliarda njerëzve që kanë jetuar ndonjëherë në Tokë.
Qelizat tuaja lehtësisht mund të njohin hekurin, i cili i nevojitet trupit tuaj, dhe mund ta thithë atë për ta përdorur. Me të njëjtën lehtësi, qelizat mund të njohin nitrogjenin fosforik, oksigjenin, natriumin, potasin e substanca të tjera dhe mund t’i mbledhë ato së bashku për përdorim, ose përndryshe të magazinojë tepricën. Ato madje nxjerrin jashtë çdo material të tepërt që nuk nevojitet.
Ki parasysh se qeliza është një strukturë e përbërë prej proteinash, molekulash, e atomesh dhe është gadi një e njëmijta e milimetrit në përmasë. Ajo nuk ka duar apo krahë, as sy e veshë apo tru. Përndryshe nga ju, ajo nuk ka ndërgjegje apo ndërdije. Nëse kështu, si mund t’i njohë ajo këto substanca?
Aftësia është shpënë prej frymëzimit të Zotit tek secila qelizë. Është Pronari i diturisë dhe fuqisë që e jep këtë aftësi që kërkon largpamësi dhe ndërgjegje, mbi atomet qorre dhe të pandërgjegje.
minerals, human body
1. Molekula që mundohen të kalojnë përmes portave të qelizës
2. Proteina që kontrollojnë hyrje - daljen nga qeliza
3 Brenda qelizës
Shumica e njerëzve nuk mund t’i dallojnë mineralet që kanë para syve. Megjithatë, qelizat në trupin tonë mund të dallojnë mes mineraleve, oksigjenit, natriumit dhe kripës, i izolojnë elementët dhe i përftojnë ata

15. Jeta Juaj Vazhdon Falë Ndarjes Së Ndërgjegjshme Të Punës Në Qelizat Tuaja.

vitamin b 12, cell, human body





1. ushqim
2. qelizat mveshëse
3 Stomak
4 Zorrët
5. Një qelizë zorre të hollë
6. Proteina lidhëse



Vitamina B-12 përdoret në palcën e kockës. Ajo përthithet prej stomakut dhe zorrëve dhe dërgohet për tek palca
Vitamina B12 është shumë e rëndësishme për vazhdimësinë e jetës sepse ajo përdoret në prodhimin e gjakut; mungesa e Vitaminës B12 e cila çon në anemi, që çon në vdekje. Megjithatë, trupi nuk mund ta përdorë këtë vitaminë vetë më vete. Prandaj, mukoza e stomakut sekreton një substancë që lejon përthithjen e vitaminës B12 dhe të luajë rolin e saj jetik në prodhimin e gjakut. Në një vend të posaçëm në zorrën e hollë, ka qeliza, detyra e vetme e të cilave është përthithja e vitaminës B12.
Tani, prodhimi i gjakut, pas një sërë procesesh të ndërlikuara, ndodh kryesisht në palcën e kockave. Por e shumta e palcës së kockave ndodhet larg nga stomaku. Si mundet që përdorimi i një vitamine të nevojshme për palcën e kockave të mvaret nga një substancë e prodhuar nga qeliza stomaku? Dhe si ndodh që ca qeliza, në një vend të veçantë në zorrë, të marrin përsipër detyrën e përthithjes së kësaj vitamine?
Që të ndodhë e gjitha kjo, qelizat si në stomak dhe në zorrë të holla duhet të kenë dituri, të jenë në dijeni dhe në kontroll të hollësive të prodhimit të gjakut – një proces që zhvillohet larg prej aty. Veç kësaj, ata duhet të kuptojnë sa i rëndësishëm ky prodhim është për trupin. Shkurt, në vendet më të thella e më të errëta të trupit tuaj, sistemet dhe porceset çuditërisht të ndërgjegjshme, ndodhin mes qelizave, duke i lënë shkencëtarët të shtangur tek mësojnë për to.
Pa asnjë dyshim, këto qeliza nuk mund të urdhërojnë procese kaq qartësisht të ndërgjegjshme e pa të meta që të ndodhin. Kush e krijoi vitaminën B12 dhe i pajisi qelizat me dituri që ta përdorin atë? Është Zoti, Zoti i qiejve dhe i Tokës.

16. Që Gjërat Të Ndodhin Në Qelizat Tuaja, Lypset Dituri.

Ushqimi i tretur që ka ardhur nga stomaku tek zorrët përmban acide shumë të forta – duke paraqitur një rrezik serioz për duodenin. Sepse, përndryshe nga stomaku, duodeni (pjesa fill pas stomakut që lidh zorrën me të- ship) nuk ka shtresë speciale që ta mbrojë atë nga acidi.
Pra, si ka mundësi që duodeni i shpëton dëmtimit nga këto acide në ushimin e tretur? Që të përcaktohet përgjigja ne na lypset të këqyrim gjërat që ndodhin gjatë tretjes, dhe një dituri mbi proceset mahnitëse që ndodhin në trupin tonë.
Kur niveli i acidit që arrin duodenin nga stomaku bëhet rrezikshmërisht i lartë, muret e duodenit lëshojnë një hormon të quajtur sekretin, i cili e mbron duodenin dhe gjendet në zorrën e hollë në një trajtë jo aktive, e quajtur prosekretin. Në kontakt me acidin, prosekretini kthehet në sekretin.
I lëshuar në sistemin e qarkullimit të gjakut, sekretini lëviz drejt pankreasi ku nxit lëshimin e enzimave. Pankreasi, duke mësuar prej pranisë së sekretinit që ai është në telash, i dërgon duodenit jone bikarbonati që neutralizojnë acidin dhe kësisoj mbron duodenin.
Si ndodhin këto procese kaq jetike për jetën e njeriut? Dituria e substancës së nevojshme për qelizat e duodenit, dhe formuat për t’i aktivizuar ato, gjenden në pankreas. Se si e kupton pankreasi mesazhin e dërguar prej duodenit, dhe lëshimi pastaj i joneve bikorbonate, janë të gjitha të mbinatyrshme.
Këtu, duke folur rreth qelizave të zorrës së hollë, ne përdorim terma si dituri dhe kuptim, për të theksuar dukuritë që ndodhin në trupin e njeriut. Gjithësesi, siç çdo njeri i ndërgjegjshëm mund të jetë mirënjohës, për një qelizë është e pamundur të mendojë, të ketë vullnet për të marrë vendime, ose të dijë ç’ndodh me organet e tjera dhe të prodhojë enzima dhe hormone në kundërpërgjigje nga ana e saj.
Poseduesi i vetëmqënë i diturisë, që i ka krijuar këto qeliza së bashku me këto veti, është Zoti. Me këto veçori që Ai ka krijuar në trupin tonë, ai na demonstron fuqinë e Tij të pafund.
stomach, pancreas
1. Ushqim
2. Stomak
3. Shtresë e posaçme mbrojtëse
4. Acid
5. Burim prosekretini në qelizat mveshëse në zorrën e hollë
6. Sekretini bartet për tek pankreasi nëpërmjet rrjedhës së gjakut
7. Pankreas
8. Jone bikarbonati prodhuar nga pankreasi
9. Neutralizojnë acidin e stomakut.
10. Zorrë e hollë   
Falë bashkëpunimet dhe komunikimit qlizor, pa të meta, zorra e hollë është e mbrojtur nga acidi që vjen nga stomaku.

17. Kur Ha Sheqer, Një Fabrikë Gjigande Futet Në Punë Në Trupin Tënd

verses
Por Allahut i përkasin të gjitha gjërat në qiej dhe në tokë. Dhe është Ai që i përmbledh të gjitha gjërat. (Kur’ani, 4:126)
Nëse ndodh që ti të hashë ushqime që përmbajnë sheqer më shumë sesa ç’të nevojitet, ç’e shmang rritjen e sheqerit në gjakun tënd?
Para së gjithash, qelizat në pankreas pikasin dhe izolojnë molekulat e sheqerit, nga qindra molekula në gjak. Pos kësaj, ato vendosin nëse numri i këtyre molekulave është shumë i madh apo shumë i vogël – pra, ato janë numëruar efektivisht. Qelizat e vockëla që ti as nuk mund t’i shohësh dot me sy të lirë, që nuk kanë as sy, as tru apo duar, mund të llogarisin numrin e molekulave të sheqerit në plazmën e gjakut – kjo me siguri është diçka që ia vlen të mendosh.
Nëse këto qeliza të pankreasit përcaktojnë se gjaku përmban së tepërmi molekula sheqeri, ato vendosin ta magazinojnë këtë sheqer të tepërt. Megjithatë, ato nuk mund ta kryejnë të vetëm këtë proces depozitimi, ndaj, nxisin të tjera qeliza që ndodhen shumë larg tyre për ta bërë këtë punë për to.
Por këto qeliza të largëta nuk depozitojnë sheqer po nuk morën urdhër për këtë. Kështuqë, qelizat e pankreasit lëshojnë një hormon që u tregon këtyre qelizave të largëta të fillojnë të depozitojnë sheqer. Formula për këtë hormon, të cilën ne e quajmë insulinë, është koduar në ADN-në e qelizave të pankreasit, meqë ato janë të parat që janë formuar.
Më pas, enzima të posaçme, ose proteinat punonjëse që gjenden në qelizat e pankreasit e lexojnë këtë formulë, pastaj fillojnë prodhimin e insulinës sipas udhëzimit të saj. Për të ndikuar në këtë sintezë, qindra enzima të ndryshme futen në punë në detyra të ndryshme.
Insulina e sintetizuar pastaj dërgohet për tek qelizat e synuara, nëpërmjet gjakut – që është mënyra më e shpejtë dhe e sigurt.
Qeliza të tjera që lexojnë porosinë e insulinës për të depozituar sheqer, i binden këtij urdhëri pa dështim. Portat hapen, duke lejuar molekulat e sheqerit të kalojnë nëpër to për në qeliza.
Megjithatë, këto porta nuk hapen të gjitha, pa dallim. Nga qindra molekula të ndryshme në gjak, qelizat depozituese izolojnë, kapin, dhe sjellin brenda vetëm molekulat e sheqerit.
Qelizat në asnjë rrethanë nuk i kundërshtojnë urdhërat që u vijnë atyre. Ato nuk e keqlexojnë urdhërin, ose të mundohen të kapin molekula të tjera, apo të mundohen të depozitojnë më shumë sheqer nga ç’u duhet. Ato punojnë me një disiplinë të lartë.
Kur ti pi çaj që ka shumë sheqer në të, ky sistem i jashtëzakonshëm futet në veprim dhe depoziton tepricën. Po të mos punonte ky sistem, niveli i sheqerit në gjakun tuaj do të rritej gjer në atë pikë saqë ti do të bije në koma e do të vdisje. Ky është një sistem kaq i përsosur saqë po të lindte nevoja, ai punon në drejtim krejt të kundërt. Nëse niveli i sheqerit në gjakun tuaj bie nën normalin, pankreasi prodhon një hormon krejt tjetër që quhet glukagon (glucagon), i cili i jep një komandë të njëjtave qeliza që e patën depozituar atë më parë: Lësho sheqer në gjak!- dhe këto qeliza binden.
Si ka mundësi që këto qeliza, q s’kanë tru, sistem nervor, sy ose veshë, mund të kryejnë një qarkullim kaq për së mbari dhe t’i kryejnë ato aq përsosur? Si mundet që ky ind pa ndërgjegje, produkt i proteinës dhe yndyrës, të kryejë funksione mahnitëse që madje as njerëzit nuk i kryejnë dot? Cili është burimi i ndërgjegjes dukshëm të madhe, shpërfaqur prej këtyre molekulave të pandërgjegje? Të gjitha këto dukuri janë shenja të qarta të ekzistencës dhe fuqisë së Zotit, i cili është Sundimtari i tërë gjithësisë dhe gjithë krijesave.
insulin molecule
a. Proteina bartëse
b. Jashtë
c. Molekulë glukoze 
d. Membranë qelizore
e. Brenda
f. Qeskë 
g. Zonë marrje insuline
i. Bërthamë
h. Molekulë in suline
Kur insulina i ngjitet një receptori në membranën e qelizës
(1) proteina të veçanta në qelizë
(2) hyjnë në veprim. Ky është një sinjal për bartësit e glukozës. Veç këtyre, në pjesën e brendshme të qelizës ka qeska glukoze.
(3). Disa janë afër membranës së qelizës
(4). Me marrjesn e sinjalit, këto qeska lëvizin drejt membranës së qelizës dhe bashkohen me të
(5) duke ekspozuar bartësit e glukozës
(6). Me rritjen e numrit të proteinave bartëse që shpien glukozën në qelizë, niveli i sheqerit në gjak bie dhe prodhohet më pak insulinë. Shumë pak më vonë, një pjesë e membranës së qelizës, bashkë me proteinat bartëse rrokulliuset drejt brendësisë së qelizës
(7) duke formuar një fshikëz
(8). Duke lëvizur drejt mesit të qelizës, ajo bashkohet me endosiomin
(9). Këtu, sapo të jenë formuar qeska të reja, ajo pret për një sinjal të ri
(10), dhe procesi vazhdon.

muscle
A. Insulinë
B. Homeostas
C. Glokagon
a. Glukozë e lartë në gjak
b. Nivel normal glukoze në gjak (90mg/100 ml
c. Glukozë e ulët në gjak
1. Qeliza muskuli, yndyre e tipa të tjerë qelizash, përdorin glukozën si burim energjie për to. Glukoza më e tepër se ç’duhet depozitohet si glikogjen.
2. Mëlçia e shndërron glokozën në glikogjen
3. Qelizat beta të pankreasit pompojnë insulinë në gjak.
4. Menjëherë pas një shulli (ngrënies së ushqimit), glukoza kalon në gjak.
5. Mëlçia ndalon prodhimin e glikogjenit dhe e shndërron atë në glukozë.
6. Qelizat e përdorin ose e magazinojnë glukozën që ato marrin
7. Qelizat alfa pankreatike lëshojnë glukagon në gjak

18. Provë E Qartë E Krijimit: Veshkat Që Dallojnë Mes Glukozës, Proteinës Dhe Natriumit

Përgjatë gjithë jetës suaj, dy veshkat tuaja pastrojnë gjakun që ju rrjedh nëpër trup.
Disa prej materialeve që ata filtrojnë jashtë gjakut dërgohen sërish në trup, ndërsa pjesa tjetër, që nuk përdoret më, shkarkohet në fshikëz. Po si e dallojnë veshkat proteinën, urenë, natriumin, glukozën dhe mjaft substanca të tjera?
Struktura që filtron produktet mbetje nga gjaku është një tog kapilarësh, i quajtur glomerulus, përndryshe nga kapilarët në pjesë të tjera të trupit, këta janë të rrethuar prej një membrane të përbërë nga tri shtresa. Dhe me përpikmëri të madhe, këto tri shtresa vendosin cilat substanca do të filtrohen dhe të nxirren jashtë, dhe cilat të mbahen e të dërgohen prapë në trup. Tani, në ç’baza – dhe me ç’mekanizma – i analizon një membranë qelize, një për një, substancat që vijnë përmes sistemit të qarkullimit të gjakut dhe të vendosë ku duhet të shkojnë?
Në çdo litër gjaku ka me dhjetra përzierje të tretura që arrijnë veshkat, përfshirë glukozë, bikarbonat, natrium, klorinë, ure, dhe kreatinë. Veshkat nxjerrin nga trupi disa prej këtyre substancave tërësisht, heqin vetëm pjesë të disa të tjerave, dhe akoma të tjera rikthehen krejtësisht në sistemin e qarkullimit të gjakut. Po si mundet një pjesë indi të vendosë cila substanca të hedhë tej, dhe sa? Përgjigja ndodhet në faktin se indi veshkë është krijuar sipas një projekti të përsosur.
Veprimtaria e glomerulit përcaktohet nga ngarkesa elektrike dhe madhësia e molekulës që ajo zbulon në gjak. Kjo domethënë se glomeruli ka një aftësi të përcaktojë peshën e molekulës së natriumit dhe glukozës dhe ngarkesën negative të proteinave të gjitha të përziera në gjak. Në këtë mënyrë, proteinat jetike për trupin nuk hidhen tej, por mbahen për përdorim të mëtejshëm.
Por glomeruli është i përpërë vetëm prej kapilarësh. Si jua merr mendja juve që një strukturë mund të ketë një dallueshmëri kaq sipërore, edhepse ajo kurrë nuk është arsimuar në kimi, fizikë apo biologji? Glomeruli mund t’i kryejë funksione të tilla pa gabim sepse ata veprojnë nëpërmjet frymëzimit të dhënë atyre prej Njërit që i ka krijuar ato – pra, Zoti.
Përzgjedhja e substancave prej tyre nuk i është lënë në asnjë rrethanë rastësisë. Po të ishte kështu, gjersa t’i pikasnin molekulat e duhura këta organe pa ndërgjegje, trupat tanë nuk do të funksiononin më. E tërë kjo është vetëm një provë e krijesës së përsosur të Zotit.
Bowman capsule, kidney
1. Veshkë
2. Kapsulat Bowman mund të shihen si pika të verdha
3. Kapsulat Bowman, që rrethojnë glomerulet.
4. Një mori kapilarësh që përbëjnë glomerulet

19. Ç’ndodh Në Trupin Tënd Kur Tensioni I Gjakut Bie.

Në jetën tonë të përditëshme, shpesh ne dëgjojmë njerëz të ankohen. «E kam tensionin e gjakut shumë të ulët» ose, «Kam tensionin e lartë». Madje, shumë pak prej tyre janë të vetëdijshëm se rregullimi i tensionit të tyre të gjakut është punë e veshkave.
Përpos mjaft funksioneve të tjera trupore, veshkat kanë marrë gjithashtu detyrën e ujdisjes së trysnisë apo tensionit të gjakut. Në përcaktimin e tensionit të gjakut, faktori më i rëndësishëm është sasia e lëngut në enët e gjakut. Së bashku me ndonjë rritje të lëngut në venat dhe arteriet, tensioni i gjakut rritet – duke shkaktuar kështu dëm afatgjatë tek të gjitha organet e trupit. Hipertensioni – dmth, një rritje në sasi e gjakut në sistem paraqet një gjendje të rrezikshme për qeniet njerëzore. Nëse nuk merren masa, kemi vdekje.
Trupi ka aftësi të ndjejë një rritje të lëngut në enët e gjakut, falë receptorëve që ndodhen në dhomat e përparme të zemrës. Zemra bymehet kur në të futet një sasi e madhe lëngu dhe, në përgjigje të kësaj, receptorët dërgojnë një sinjal në tru, i cili reagon duke bërë që arteriet renale (të veshkave, dmth) të rrisin veprimtarinë e tyre filtruese. Një rritje në trysninë e gjakut bën që zemra të bymehet apo tenodset edhe më tepër. Me këtë tendosje, fibrat e muskujve zgjaten, duke lëshuar molekulat
lajmëtare të ngujuara brenda tyre, të cilat pastaj futen në rrugët e gjakut.
Kësisoj ky mesazh arrin veshkat përmes qarkullimit të gjakut. Në reagim, sasia e lëngut të nxjerrë nga trupi rritet. Në këtë mënyrë, tensioni i gjakut rikthehet në normal, dhe zemra mund të rifillojë rrahjen e saj normale.
Detyra e veshkave për të rregulluar tensionin e gjakut nuk mbaron këtu. Në rrethana kur tensioni i gjakut është shumë i ulët, një enzimë e quajtur renin sekretohet prej qelizave të specilizuara të aparatit pranë-glomerular, ose JGA që ndodhet në veshka. Sidoqoftë, renini nuk ka ndikim të drejtpërdrejt në rritjen e tensionit të gjakut. Ai kombinohet me angiotesinogjenin, një tjetër substancë e sekretuar larg në mëlçi, për të formuar angiotensinin 1 në gjak.
Edhe një herë, angiotensini 1 nuk ka ndonjë ndikim të madh në tensionin e gjakut. Ky hormon nga ana tjetër shndërrohet në angiotensin 2, prej veprimit të një tjetër substance të pranishme në mushkëri të quajtur enzima angiotensino-konvertuese, ose ACE. Detyra e vetme e kësaj enzime është të zbusë angiotensinin 1.
Dhe kështu, produkti fundor i gjithë këtyre hapave është molekula e vetme që ndikon drejtpërdrejt enët e gjakut dhe zaten e sjell tensionin e gjakut sërish në normal. Nëse kjo molekulë vendimtare nuk sintetizohet, asnjë prej pararendësve të saj nuk mund të ketë ndonjë ndikim në tensionin e gjakut. Prapë, vetëm kur molekula angiotensin 2 i përgjigjet receptorëve të posaçëm në sipërfaqe të qelizës, tkurren enët e gjakut dhe tensioni rritet.
Këtu, pika më e rëndësishme që duhet të kihet parasysh është se secili prej efekteve të këytre substancave është i pavarur. Ngaqë mungesa e një molekule përkthehet si mungesë e të gjithave, si mundet atëherë që, qoftë edhe një prej këtyre hapave të ketë ecur përmes rastësisë? Sepse, ngase edhe një hap nuk mund të hidhet kuturu, atëhere është e pamundur për të gjitha të tjerat të dalin në të njëjtën kohë, në një trup të vetëm.
Asnjë nuk mund të argumentojë se rastësitë mund t’i dhurojnë veshkave aftësinë e të kuptuarit, ose të kenë kujdes apo të marrin vendime. Që të gjitha këto hollësi ekzistojnë në të njëjtën kohë është një tregues i qartë se ato janë krijuar prej Zotit.
blood pressure
1. angiotensinogjen
2. mëlçi
3. gjak
4. Angiotensin I
5. reninë
6. veshkë
7. Enzima angiotensino-konvertuese (ACE)
8. mushkëri
9. Angiotensini II
10. Enë gjaku
Sistemi që është jetik për rregullimin e tensionit të gjakut
Ai është Zoti, Krijuesi, Bërësi, Formëdhënësi Atij i përkasin emrat më të bukur. Gjithçka në qiej dhe në Tokë lëvdojnë Atë. Ai është i Plotfuqishmi, i Gjitghëmençuri (Kur’ani, 59:24)

20. Ndërgjegja E Sistemit Të Qarkullimit Të Gjakut

Oksigjeni është një prej substancave më të rëndësishme që nevojiten për jetën e indeve të trupit. Për këtë arsye, oksigjeni duhet të shpërndahet nëpër inde vazhdimisht, dhe në sasi të mjaftueshme. Një prej përbërësve më të rëndësishëm të trupit është sistemi i përsosur i qarkullimit të gjakut, i cili kryen pagabueshëm këtë detyrë të bartjes së oksigjenit. Kur oksigjeni nivelohet, indet bien, pason një rritje automatike dhe e konsiderueshme, e menjëherëshme e prurjes së gjakut. Ky është një fakt i njohur që nëse lind nevoja, prurja e gjakut mund të rritet prej faktorit VII.
Komponentët punues në këtë sistem përfshijnë indet, qelizat, enët e gjakut, dhe proteinat – asnjëri prej të cilëve nuk ka ndërgjegje, njohuri, ose mekanizëm vendimarrës. Më të shumtët e njerëzve e çojnë jetën e tyre duke mos e ditur madje se një mekanizëm i tillë ekziston! Pra, Kush është ai Posedues i njohurisë, mendjes, dhe aftësisë për të marrë vendime për të perceptuar zbritjen e nivelit të oksigjenit në inde, të informojë sistemin e qarkullimit të gjakut, të urdhërojë rritjen e prurjes së gjakut, dhe në fund ta sjellë prapë në normalitet prurjen e gjakut, pasi rreziku të kalojë? Kush e përcakton ç’lloj të dhënash duhen dërguar tek secila qelizë? Dhe si munden qelizat që marrin porosinë, e lexojnë, kuptojnë dhe e zbatojnë atë? Asnjë qelizë nuk mundet të ketë aftësinë të lexojë a të kuptojë! Edhe më shumë mud të hulumtohet mbi këtë temë; por
përfundimi do të jetë gjithmonë i njëjtë: Asnjë qelizë nuk ka ndërgjegje të aftë të kryejë këto procese që të mirëmbajë balancën e nivelit të oksigjenit.
Sikurse me të gjitha krijesat e gjithësisë, të gjalla e të pajeta, strukturat dhe sistemet në trupin tonë të gjithë veprojnë sipas urdhrave të Zotit. Ndërgjegja në çdo atom,
molekulë, proteinë në qelizë, organe, dhe trupat e të gjitha krijesave është produkt i krijueshmërisë së Zotit.
Circulatory System
1. Qarkullimi i gjakut në trup
2. Kapilarë
3. Enë gjaku
4. Inde trupore
5. Qeliza rruazash të kuqe gjaku, oksigjen-bartëse
Kur niveli i oksigjenit në organe bie, dërgohet një mesazh për të shpejtuar sistemin e qarkullimit të gjakut.  Si rezultat, prurja në rritje e gjakut në indet bën që të përmbushet nevoja e tyre për gjak.
Ai është Allahu, Zoti yt. Nuk ka perëndi përpos Tij, Krijuesit të gjithçkaje. Ndaj adhuroje atë. Ai është përgjegjës për gjithçka (Kur’ani, 6: 102)